Liga e Europës/ Atalanta e Gjimshitit merr barazim në Portugali përballë Sportingut (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 20:53

Liga e Europës/ Atalanta e Gjimshitit merr barazim në Portugali përballë Sportingut (VIDEO)

Atalanta ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Europës, pasi ka mbyllur në barazim në transfertë ndeshjen e parë të saj kundër Sporting Lisbonës.

2c0e787f-3e09-42c9-939f-2cb23f063edd

Ekipi i Berat Gjimshitit, si zakonisht titullar, e ka parë veten në disavantazh përballë portugezëve pas golit të Paulinjos. Por bergamaskët fillimisht goditën shtyllën e më pas gjetën barazimin me Skamaka para pushimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat goditën edhe nga një herë shtyllën, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund dhe kështu, gjithçka mbetet e hapur për sfidën tjetër në Itali.

GOLI I PAULINJO (VIDEO)

GOLI I SKAMAKA (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"