Shpëtimtari i Korabit, priti penallti me Besën. Qyrani: Tani dua Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 17:50

Shpëtimtari i Korabit, priti penallti me Besën. Qyrani: Tani dua Superioren

Dibranët e trajnerit Shpendi Kumbarçe, u prezantuan mjaft mirë në stadiumin “Roza Haxhiu”, në transfertën me Besën.

qyrani korabi

Një barazim pa gola më se i merituar, me protagonist kryesor portierin gjirokastrit të Korabit, Arvenold Qyrani. 26-vjeçari priti mjeshtërisht një penallti që u ekzekutua pas 10 minutash ndërprerje. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, portieri deklaroi:

“E kishim vlerësuar takimin me Besën. Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur që dhashë kontributin tim në këtë rezultat pozitiv, duke pritur një penallti. Tashmë ne e kemi siguruar fazën “play-off” dhe do të bëjmë maksimumin për t’u ngjitur në Superiore”, tha portieri Qyrani.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"