Zero mungesa te Partizani, nis puna për finalen e titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 15:14

Zero mungesa te Partizani, nis puna për finalen e titullit

Partizani ka nisur dje përgatitjet për betejën e së dielës, e fundit dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni. Kundër Egnatias luhet i gjithë sezoni i të kuqve, që do të synojnë të mbeten skuadra më e mirë e këtyre muajve të fundit.

Partizani

Të kuqtë kanë regjistruar plot 6 fitore radhazi dhe ndaj rrogozhinasve synohet e shtata. Dje Shehi i ka vënë të gjithë nën urdhra. Ka nisur analiza dhe përgatitja taktike e ndeshjes së fundit të sezonit. Gjatë këtyre dy ditëve trajneri pritet edhe të vendosë mbi 11 lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.

Rreshtimi i kuq nuk pritet të ketë shumë ndryshime, nisur nga fakti se kundër Skënderbeut funksionoi gjithçka. Dyshimi i vetëm është Tedi Cara, i cili është rikuperuar plotësisht dhe me shumë mundësi do të zgjidhet titullar. Sa i përket dëmtimeve, lista e mjekëve është e pastër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"