Njeriu i rekordeve, ja pse Dortmundi duhet ta ketë frikë Ançelotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 15:04

Njeriu i rekordeve, ja pse Dortmundi duhet ta ketë frikë Ançelotin

Karlo Ançeloti është kthyer në version in më të mirë në krye të Realit.

hhdfsf

Edhe pse gjatë verës u largua futbollisti kryesor në fazën ofensive, fjala është për Karim Benzema, trajneri italian gjeti balancat e duhura në ekip për të rikuperuar humbjen dhe për të shpërndarë përgjegjësinë në udhëheqjen e ekipit, madje duke regjistruar shifra fenomenale. Me fitoren kundër Deportivo Alavesh, Don Karlo arriti 40 fitore brenda një sezoni te Reali, e përkthyer me 29 në La Liga, 8 në Champions, 2 në Superkupë dhe 1 në Kupën e Mbretit. Ja precedentët me numrat “anormalë” të Ançelotit në “timonin” e Realit.

SEZONI 2023/2024 – Me tri ndeshje ende për të luajtur para përfundimit të etapës ekzistuese, Ançeloti ka barazuar mesataren e tij më të mirë të fitoreve si trajner i Real Madridit, me një mesatare triumfesh prej 77% në 52 ndeshje. Ky rekord është identik me atë të arritur në sezonin 2013- 2014. Gjatë sezonit aktual, madrilenët kanë fituar në 40 nga 53 ndeshjet e luajtura, të cilave duhet t’u shtojmë 11 barazime dhe 2 humbje. Humbja e fundit ndodhi më 18 janar në Kupën e Mbretit kundër Atletiko Madrid. Në La Liga, Ançeloti ka një seri prej 30 ndeshjesh pa humbje.

SEZONI 2013/2014 – Karlo e filloi karrierën e tij të suksesshme me Real Madridin në etapën 2013- 2014, ku arriti në shifrën e 77% të fitoreve (46 sukses në 60 ndeshje). Këtë vit, skuadra fitoi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve. Në sezonin e dytë, megjithëse mesatarja ndeshjeve me fitore ra në 73% , Ançeloti numëroi 43 fitore në 59 ndeshje, e pasuar me suksesin në Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube.

SEZONI 2021-2022 – Tekniku italian u kthye në Madrid dhe vazhdoi serinë triumfuese. Edhe pse ishte një fitore larg shifrës 40, me 39 në 56 ndeshje, mesatarja e tij me triumfe përkoi me 70%. Atë sezon, “galaktikët” fituan La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Champions. Në etapën pasuese, Ançeloti përsëri shkoi në 40 fitore përgjatë 61 ndeshjeve, megjithëse mesatarja rezultoi më e ulëta e epokës së tij me 66%. Pavarësisht këtyre të dhënave, madrilenët fituan Superkupën e Europës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"