Tundi rrjetën 68 herë këtë sezon, njihuni me golashënuesen më të mirë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 14:28

Tundi rrjetën 68 herë këtë sezon, njihuni me golashënuesen më të mirë në Shqipëri

Me mbylljen e javës së 18-të, kampionati kombëtar i futbollit për femra ka dhënë edhe verdiktin e golashënueses më të mirë për sezonin e rregullt 2023-2024.

unnamed

Për të dytin vit radhazi Valentina Troka konfirmohet si mbretëresha e golave në Shqipëri, duke bërë të sajën një tjetër çmim “Këpuca e Artë”. Bomberja fierake realizoi 68 gola gjithsej në kampionat, për të mbyllur një tjetër sezon si protagoniste absolute. 21- vjeçarja këtë herë e kishte edhe më të thjeshtë për ta fituar çmimin e golashënueses, për shkak se rivalja e saj Megi Doçi, u transferua në Gallatasaraji në fazën e dytë.

Doçi u ndal në kuotën e 49 gola të shënuar në fazën e parë në Shqipëri, ndërsa në kampionatin turk ka realizuar gjithsej 3 gola. Një statistikë që konfirmon disnivelin e jashtëzakonshëm të futbollit të femrave në vendin tonë edhe më kampionate që nuk janë nga më elitarët në Europë, siç është Turqia.

gdh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"