VIDEO/ Ditët e fundit të Klop te Liverpuli, gjermani i jep lamtumirën e fundit stafit në mënyrë speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 16:02

VIDEO/ Ditët e fundit të Klop te Liverpuli, gjermani i jep lamtumirën e fundit stafit në mënyrë speciale

Ditët e Jurgen Klop te Liverpuli janë të numëruara, me gjermanin që ka shprehur që në mesin e këtij sezoni dëshirën për të mos qenë më pjesë e klubit anglez për vitin e ardhshëm.

klop5

Ja ku jemi tani, në fundin e sezonit dhe vetëm 1 ndeshje larg përfundimit total të tij, ndeshje që do të jetë edhe e fundit për Klop në “Anfield”. Kjo javë ka qenë shumë e ngarkuar për trajnerin, që ka falenderuar çdo person të mundshëm që ka qenë krah tij në këtë rrugëtim me plot trofe.

Këtë herë ai vendosi t’u shprehte falenderimet e tij të gjithë stafit të ekipit “të kuq”, me një video speciale, ku shikohen të gjithë të ulur në shkallët e “Anfield”, dhe trajnerin që qëndron në këmbë te shkallet ku poshtë tij gjenden të gjithë trofetë që ka fituar gjithë këto vite, ku nuk munguan as ai i Ligës së Kampioneve apo Premier Ligës.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"