“Do përgatitemi ta ndalojmë Mbapen”, Emre Çan në prag të përballjes me PSG-në: Besoj se favoriti është i qartë se kush mund të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 17:26

“Do përgatitemi ta ndalojmë Mbapen”, Emre Çan në prag të përballjes me PSG-në: Besoj se favoriti është i qartë se kush mund të jetë…

Borusia Dortmund ka një përballje tepër të rëndësishme ditën e nesërmen përballë francezëve të PSG-së, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve. Në prag të ndeshjes, mesfushori i gjermanëve, Emre Çan doli në një konferencë për mediat, ku dha pritshmëritë e tij për takimin e së mërkurës:

bandicam 2024-04-30 17-19-42-502

“Çekekfinalja e Atletikos ishte historike dhe një natë shumë emocionale për ne. Tani përballemi me Parisin. Kilian Mbape është një nga më të mirët në botë dhe ne padyshim që po përgatitemi ta ndalojmë. Në mënyrë ideale duhet të dyfishojmë përpjekjet kundër tij dhe së bashku duhet të mbrohemi kundër tij, por edhe lojtarëve të tjerë nga Parisi”.

“Nëse doni të zgjidhni një favorit dhe një të dobët, ndoshta është e qartë. Por ka vetëm dy ndeshje, dhe gjithçka është e mundur. Ndoshta ne kemi më pak përvojë si ekip, por tregojmë më shumë uri. Duhet të përdorim këtë gjë në avantazhin tonë dhe jemi gati!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"