Letër nga Riza Lushta, 75 vite më parë kolosi i futbollit shkroi për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 21:00

Letër nga Riza Lushta, 75 vite më parë kolosi i futbollit shkroi për Shqipërinë

NGA UVIL ZAJMI 

Ai është një dokument i veçantë, i rrallë, i papublikuar më parë. Në një farë mënyre hedh pak dritë edhe mbi atë që është diskutuar pak, ose aspak.

124200362_389288045528665_7098992107124304893_n

Por, realisht ka qenë e mbetet një pikëpyetje e madhe në të shkuarën edhe sot: Pse Lushta dhe Kryeziu nuk erdhën për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë në Ballkaniadën e ’46-ës? Kam në dorë një numër të Gazetës “Sporti” të vitit 1945.

Në këndin e poshtëm të saj, është publikuar një letër që ish-futbollisti Riza Lushta, lojtar i Sport Klub “Tirana”, kampion i Kombëtares shqiptare të paraluftës, më pas i Barit 1939- 1940, 15 ndeshje – 3 gola), Juventusit (1940 – 1943, 80 ndeshje – 43 gola), Napoli (1945 – 1946, 27 ndeshje – 6 gola), Alesandria (1946 – 1948, 47 ndeshje – 17 gola), deri në Francë. Ai nga Italia i dërgon “Sportit” një letër që botohet më 8 nëntor të 1945, duke informuar se:

Riza Lushta

“Këto dit redaksis t’onë i arrijti një letër nga Sportisti Riza Lushta, i cili midis të tjerave shkruan: Me anën e kësaj letre më jepet rasti t’ju shpall ndjenjat e përshtypjet e mija më të mira për luftën heroike që kini bërë në lidhje me popullin t’onë, kundra okupatorit nazi-fashist kundra tradhëtarëve.

Kam kënduar gazetat dhe jam tepër i gëzuar duke vënë re sukseset e sportit që ju kini në çdo fushë. Do jesha i lumtur të ndodhesha edhe unë midis jush, por për fat të keq, këtë vit jam zënë me kontratë me skuadrën e Napolit. Kini vullnet e zell! “Suksesi diftohet me lojën teknike e jo me fitimin”.

Letra e Riza Lushtes logo

Ju uroj thellë nga zemra e ime, çdo përparim në çdo fushë, kështu që Atdheu të ketë mundësi të përfaqësohet edhe ndër Kampionatet jashtë Shtetit”. Një komunikim i të enjtes së 8 nëntorit 1945, 75 vite nga dita që “Sporti” e botoi në faqen e parë dhe në dyja këndet e sipërme të kësaj faqe lexohen: “Liri Popullit”- “Vdekje fashizmit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"