Leonardo sqaron zërat e merkatos: Mbape qëndron, Reali nuk bëri ofertë të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 11:38

Leonardo sqaron zërat e merkatos: Mbape qëndron, Reali nuk bëri ofertë të dytë

“Nuk e shoh Kiliënë të largohet në fund të këtij sezoni. Lidhja e Mbapesë me PSG-në është e thellë. Nuk mendojmë për gjë tjetër. Mendoj se askush këtu nuk e sheh të ardhmen pa të”. Kështu, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, gjatë një interviste për “Canal+” komenton të ardhmen e sulmuesit francez, në skadencë kontrate verën e ardhshme.

leonardo mbape

“Fakti që Mbape qëndroi ishte i vetmi lajm që prisnim. Nuk kemi menduar kurrë që ta bëjmë të gjithë këtë pa Mbapenë. Ju e dini historinë. Nuk ishim të kënaqur me sjelljen e Realit.

Ishim të qartë për ofertën që ata bënë. Nuk ishte e mjaftueshme nga pikëpamja jonë. Ishte më pak se ajo që kishim paguar Ndërsa sa i përket ofertës së tyre të fundit (u përfol 200 mln euro), ajo nuk mbërriti kurrë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"