Lena: Kemi ekip me djem të rinj dhe pa eksperiencë, duhet të menaxhojmë më mirë rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 19:35

Lena: Kemi ekip me djem të rinj dhe pa eksperiencë, duhet të menaxhojmë më mirë rezultatin

Në përfundim të ndeshjes me Laçin, kapiteni i Teutës, Nijaz Lena, foli edhe për situatën që po kalon ekipi pas një jave të trazuar. Ai u shpreh se këto probleme kanë ndikuar tek ekipi, dhe gjendja psikologjike nuk ka qenë shumë e qetë. Ai shprehet se ekipi duhet të përmirësojë menaxhimin e rezultatit, pasi shpesh ka qenë në avantazh dhe është ndëshkuar.

lena

Pse nuk fitoi sot Teuta?

“Nuk fituam sepse nuk luajtem si ndeshjet e kaluara. Nuk luajtëm mirë dhe nuk arritëm dot fitoren. U pa edhe gjatë ndeshjes që nuk kemi qetësinë e mëparshme. Kështu është futbolli, Brenda javës nuk mund të kthejmë dot fytyrën. Nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të punojmë akoma më shumë.”

Magani tha se lojtarët bëjnë gabime elementare…

“Sot u dallua se nuk kishte qetësi, dhe ana psikologjike është shumë e rëndësishme, ndoshta edhe më e rëndësishme se ajo fizike.”

Si ka shkuar stërvitja gjatë kësaj jave për ekipin?

“Gjatë stërvitjes kemi qenë të qetë. Trajneri mendoi të jepte dorëheqjen por u rikthye përsëri. Brenda ekipit ka qetësi, dhe me qetësi mund të dalim nga kjo situatë.”

Çfarë nuk shkon tek skuadra që po zhgënjen?

“Pas dorëheqjes së trajnerit, gjërat brenda në ekip u lëkundën disi. Edhe përjashtimi i Dostit pati ndikimin e vet, pasi është shoku ynë. Edhe menaxhimi i rezultatit duhet rregulluar, pasi shumë herë kemi qenë në avantazh dhe jemi barazuar. Jemi ekip pa eksperiencë.”

A mendon se është gabuar në zgjedhjen e lojtarëve gjatë verës?

“Këtë nuk mund ta them unë, sepse merret klubi me këto gjëra. Presidenti ka zgjedhur trajnerin dhe ia ka lënë atij të menaxhojë ekipin. Kemi edhe një fazë tjetër, dhe në janar do shohim.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"