Lehman: Samer bën sherr vetëm me vartësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 13:51

Lehman: Samer bën sherr vetëm me vartësit

Jens Lehman, nga portier është shndërruar në një analist kritik futbolli. Ish-portieri i Kombëtares gjermane, gjatë një interviste për “Bild” flet mbi karakteristikat drejtuese të Matias Samerit, stilin drejtues të Bajernit, kritikat ndaj Gomezit dhe shanset e Lukas Podolskit te Arsenali.
Lehman, më 24 gusht starton Bundesliga. Dortmundi apo Bajerni, cili është favorit për titullin?
Për mua është Dortmundi. Kampionët nuk kanë asnjë lloj problemi në çdo aspekt.
Ç’probleme ka te Bajerni?
Gomez është i dëmtuar, ashtu si Alaba, Rafinja dhe Kontento, ndërsa jashtë forme është si Shvajnshtaiger, edhe Pizarro. Ata kanë një problem të brendshëm, që vihet re si me menaxhimin, edhe në shtabin e stafit drejtues.
E keni fjalën për ardhjen e Matias Samerit. Ç’menduat kur ai u emërua drejtor sportiv?
U befasova. Matias Samerit iu ofrua ky post te Hamburgu dhe e refuzoi. Më pas rinovoi me federatën dhe iu gëzua pesë viteve të ardhshme. Ai ka folur shumë mbi idealet, besnikërinë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhmen e futbollit gjerman. Dhe për çudi këto vlera u trajtuan ndryshe brenda disa orëve. Këtë e shoh si tepër të ekzagjeruar dhe është befasuese për një njeri si ai.
Kur u shpallët kampionë me Dortmundin në 2002 trajner kishit Samerin. Si mund të zihesh me të?
Ashtu si unë e kam njohur, Samer zihet apo konfliktohet vetëm me njerëzit që ka nën vete. Ai nuk konfliktohet me personat që qëndrojnë sipër tij.
Dhe ka ndonjë problem?
Varet si e shikon. Te Bajerni ka vetëm një alternativë zgjidhjeje. Ata duhet të fitojnë që në fillim. Nëse nuk ndodh kjo gjë, atëherë do e kenë shumë të vështirë. Kur Bajerni nuk fiton, shumë shpejt humb besimi dhe ky keqkuptim nuk është i domosdoshëm.
Mjaftojnë përforcimet te Bajerni, me Danten, Shaqirin, Pizarron dhe Manxukiçin, në mënyrë që të zbresin nga froni Dortmundin?
Kjo varet nga Dortmundi. Nëse do të paraqiten më mirë në Champions dhe duan të jenë pjesë e saj, atëherë Bajerni do të ketë shanse. Nëse verdhezinjtë e mbyllin herët atë aventurë, atëherë bavarezët do ta kenë shumë të vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"