Largimi i Stavri Nicës, Kukësi gjen trajnerin e ri! Verilindorët i besojnë stolin… 38-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 0:13

Largimi i Stavri Nicës, Kukësi gjen trajnerin e ri! Verilindorët i besojnë stolin… 38-vjeçarit

Stavri Nica ka mbyllur zyrtarisht aventurën me Kukësin pas humbjes në frymën e fundit ndaj Dinamos me rezultatin 3-2. Ndërkohë drejtuesit verilindorë nuk kanë humbur kohë për të gjetur “timonierin” e ri. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Memaliaj, Emiliano Çela, i cili do të prezantohet nesër në radhët e Kukësit. 

cela

Lajmi është konfirmuar për gazetën nga burime zyrtare në klubin e Kukësit. Vlen të theksohet fakti se Çela këtë sezon e nisi në radhët e Flamurtarit në Kategorinë e Parë, por aventura te vlonjatët nuk zgjati shumë, për shkak të rezultateve jo fortë pozitive.  Në të kaluarën Çela ka qenë pjesë edhe e Kastriotit në Superiore.   

38-vjeçari ishte pa ekip që prej 27 nëntorit të vitit të kaluar që u largua nga Flamurtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"