Lamtumirë sezonit, Keidi Bare dënim shembullor në Spanjë. Ja sa ndeshje pezullohet shqiptari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 23:16

Lamtumirë sezonit, Keidi Bare dënim shembullor në Spanjë. Ja sa ndeshje pezullohet shqiptari

Lajme të këqija vijnë nga Spanja për Keidi Baren, mesfushorin shqiptar të Atletiko Madrid B, që u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Deportivo La Korunja B këtë fundjavë, por akoma më keq, në relacionin pas ndeshjes, arbitri kishte shënuar se e kishte sharë me fjalë të rënda.

keidi bare

Sot, Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për ta pezulluar me 8 ndeshje shqiptarin për këtë sjellje dhe fjalë të pahijshme, shto këtu, edhe një ndeshje prej kartonit të kuq, që mori gjatë ndeshjes.

bare pezullim

barepezulli

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"