U tërhoq nga futbolli, zbulohet posti që Renato Arapi merr tek Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 11:53

U tërhoq nga futbolli, zbulohet posti që Renato Arapi merr tek Teuta

Lëvizje surprizë në kampin durrsak. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Teutës, ka zbuluar se Renato Arapi, do të jetë drejtori i ri teknik.

Duka Arapi

Ish-kapiteni u tërhoq nga futbolli i luajtur pak kohë më parë, teksa nuk ka humbur kohë për të marrë postin e ri.

NJOFTIMI I KLUBIT:

RENATO ARAPI DREJTORI I RI TEKNIK

Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot pas arritjes së marrëveshjesh me presidentin Hasanbelli. Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do vijoj punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"