Kombëtarja në alarm para Hungarisë, mbrojtësi kuqezi dhe fizioterapisti rezultojnë pozitivë me COVID

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2021 | 14:10

Kombëtarja në alarm para Hungarisë, mbrojtësi kuqezi dhe fizioterapisti rezultojnë pozitivë me COVID

Kombëtarja shqiptare në alarm para sfidës me Hungarinë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit të FSHF-së, ka bërë me dije se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Hoxhallari

Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu bëhet me dije Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë.

Voci

Vlen të theksohet fakti se kuqezinjtë kanë nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Kombëtajra fillimisht do të luajë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"