Goditi kundërshtarin, Disiplina dënon sulmuesin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 23:23

Goditi kundërshtarin, Disiplina dënon sulmuesin e Skënderbeut

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar së fundmi vendimet e marra për sa i përket javës së katërt në futbollin shqiptar.

alfred mensah

Sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah, është dënuar me dy ndeshje pezullim, për shkak se goditi kundërshtarin ën ndeshjen ndaj Kastriotit.

Janë dënuar gjithashtu edhe lojtari i 19-vjeçarëve të Skënderbeut, Kostika Beçka, dhe Alban Bala i Dinamos U-19, të cilët pezullohen me 4 ndeshje, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

VENDIMET:

1. Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

vendimet e disiplines

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"