“Dorëzohet” Kukësi, merr vendim për të ardhmen e kapitenit Musolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 12:09

“Dorëzohet” Kukësi, merr vendim për të ardhmen e kapitenit Musolli

Besar Musolli do të jetë një lojtar i Gjilanit, teksa tani ka marrë edhe lejen e kalimit nga skuadra e Kukësit. Pas lajmit të “Panorama Sport” ditën e sotme, se mesfushori nuk po merrte dot lejen e kalimit nga Kukësi për t’u larguar, palët kanë biseduar sërish dhe drejtuesit më në fund i kanë dhënë lejen e kalimit lojtarit.

musolli

Tashmë që gjithçka është thuajse e mbyllur, Musolli pritet të zyrtarizohet te skuadra e Gjilanit në Kosovë, që drejtohet nga trajneri Gentian Mezani.

Burime në klub dhe pranë lojtarit i thanë gazetës pak minuta më parë se palët gjetën marrëveshjen dhe pritet që Kukësi të bëjë në faqen zyrtare edhe një postim special për nder të kapitenit historik, i cili ishte pjesë e verilindorëve prej 8 vitesh.

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ “Më jepni lejen e kalimit, nuk ju kthehem më”, mesfushori bëhet sërish çështje te Kukësi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"