Lajme të mira nga Turqia, reagon Skënder Gega: Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën, tani jam drejt përmirësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:54


Lajme të mira nga Turqia, reagon Skënder Gega: Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën, tani jam drejt përmirësimit

Lajme të mira për gjendjen e Skënder Gegës. Trajneri i Kukësit, i cili fluturoi drejt Turqisë, për një kurë më profesionale, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm.

Gega5

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Gega nëpërmjet një “Story”, në “Whats App”, ku shprehet mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe kurajon në këto momente të vështira.

REAGIMI I SKËNDER GEGËS:

“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën.

Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega.

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/