LAJME SHKURT| Kategoria e Dytë/ Latifi: E fitojmë ne derbin; Kumanaku: Nuk ka më gabime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 21:29

LAJME SHKURT| Kategoria e Dytë/ Latifi: E fitojmë ne derbin; Kumanaku: Nuk ka më gabime

LAJME SHKURT NGA KATEGORIA E DYTË, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”: 

kategoria_dyte_cover

SKRAPARI/ Spahiu: Dua fitore me Delvinën

Skrapari ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv, duke barazuar në Përmet. Kanë qenë shumë pranë fitores, por janë ndëshkuar sekondat e fundit të ndeshjes. Trajneri Albert Spahiu e quan të pranishëm barazimin, por tani pret vazhdimësi. Këtë javë presin Delvinën dhe llogaritë bëhen me fitore. “Me pak kujdes, mund të fitonim me Përmetin. Për fat të keq jemi ndëshkuar në fund nga një episod. Barazimi më kënaq, ndonëse nuk na falet që lamë dy pikë për mënyrën si u zhvillua ndeshja. Këtë javë luajmë me Delvinën, prej të cilës pres fitores”, tha Spahiu për gazetën. ARBEN ÇEPANI

GRAMSHI/ Latifi: E fitojmë ne derbin

Pas dy barazimeve, Gramshi do fitoren. Skuadra po përgatitjet për javën e 16-të, e cila e vendos përballë Sopotit. Luhet derbi i qarkut dhe përballë një kundërshtari që ka pasur ecuri të mirë, por të kuqtë besojnë te pikët. Këtë e thotë edhe kapiteni Fation Latifi për “Panorama Sport”: “Në fundjavë do të presim në shtëpi Sopotin. Derbi është gjithmonë i fortë dhe interesant. Ne do të kërkojmë ta fitojmë. Nuk do ta kemi të lehtë, edhe pse jemi një skuadër që duhet të na e kenë frikën. Grupi është i plotë dhe moralin e kemi lart, ndonëse lutemi edhe për pak fat”. MARIGLEN MIRAKA

LABËRIA/ Kumanaku: Nuk ka më gabime

Labëria do marshimin. Pasi u kthyen nga dy humbjet radhazi, vlonjatët do të tentojnë fitoren e radhës me Memaliajn. Luajnë në shtëpi, ndaj as që e mendojnë blofin. Këtë e pohon edhe sulmuesi Kejsion Kumanaku, që në një deklaratë për “Panorama Sport” thotë: “Kemi pësuar humbje në dy ndeshje dhe kjo nuk na falet. Gjithsesi, nuk i kemi humbur shpresat për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Pasi u kthyem me Albpetrolin, do tentojmë fitoren edhe me Memaliajn. E vlerësojmë kundërshtarin, por ne synojmë vetëm tri pikët. Golat? Sulmues me to matet dhe gjithmonë jam munduar të jap më të mirën në fushë”. ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"