Lajm tragjik nga NBA, zëvendëstrajneri i Golden Stejt ndërron jetë pas infarktit kur po darkonte me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 18:03

Lajm tragjik nga NBA, zëvendëstrajneri i Golden Stejt ndërron jetë pas infarktit kur po darkonte me ekipin

Kampionati i NBA është tronditur nga lajmi tragjik se ka ndërruar jetë Dejan Milojeviç, zëvendëstrajneri 46-vjeçar i Golden Stejt Uorriors. Ngjarja ka shokuar skuadrën e cila kishte anuluar ndeshjen e planifikuar ndaj Utah Xhez të martën.

sadsadsdasdadsasda

Milojeviç kishte pësuar kolaps ndërsa ishte me ekipin në një restorant dhe po darkonin para se skuadra të shkonte për të luajtur ndeshjen që kishte në kalendar në NBA. Pas momenteve dramatike dhe shoqërimit të tij në spital në gjendje të rëndë, ndeshja në fjalë ishte anuluar nga NBA pasi lojtarët ishin të tronditur nga ajo që kishin parë. Mediat amerikane raportojnë se zemra e tij nuk i kishte përballuar pasojat e infarktit dhe ai kishte ndërruar jetë në spital.

Sot, klubi amerikan dha lajmin tronditës për ish-basketbollistin serb i cili që nga vitit 2022 ishte një nga asistentët e Stiv Kerr, pasi kishte pasur më parë një karrierë të suksesshme si trajner në Serbi dhe Malin e Zi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"