Laçi shpartallon Lushnjën në “Roza Haxhiu” dhe merr vendin e tretë, Rexhinaldo shënon dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2017 | 15:50

Laçi shpartallon Lushnjën në “Roza Haxhiu” dhe merr vendin e tretë, Rexhinaldo shënon dopietë

Laçi ka arritur të marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Lushnjës në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Kategorisë Superiore. Kurbinasit triumfuan 0-3 në një takim që pritej të ishte shumë më i vështirë për ta.

rexhinaldo laci

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse Laçi e dominoi lojën. Në pjesën e dytë Rexhinaldo realizoi 2 gola në minutat 47 dhe 63, ndërkohë që Uzuni vulosi fitoren me golin e realizuar në minutën e 71-të.

Pas këtij takimi, Laçi ngjitet në vendin e 3-të me 10 pikë, ndërkohë që Lushnja mbetet e fundit me 2 pikë.

Komenti minutë pas minute

90′ Mbyllet ndeshja.

84′ Laçi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Rexhinaldo, në fushë Xhixha.

81′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Nika, në fushë Bushi.

78′ Laçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Eskerda, në fushë Kallaku.

77′ Lushnja kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Magani, në fushë Shkulaku.

71′ Uzuni shënon edhe golin e tretë për Laçin.

66′ Lushnja kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Papa, në fushë Alushi.

65′ Lushnja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Pepa, në fushë Meto.

63′ Rexhinaldo shënon golin e dytë për Laçin.

62′ Rexhinaldo ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Pepa tenton me një goditje të rrezikshme, por topi ndalet nga shtylla.

49′ Byzhyti ndëshkohet me karton të verdhë.

48′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ Rexhinaldo kalon Laçin në avantazh duke realizuar një gol me kokë.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

34′ Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Rexhinaldo tenton me një gjuajtje të rrezikshme përballë Spahos, por ky i fundit e devijon topin në goditje këndi.

21′ Nika tenton me një gjuajtje të rrezikshme, por Spaho arrin të devijojë topin në goditje këndi.

12′ Rexhinaldo tenton me një goditje brenda zonës, por pret Spaho.

10′ Gjoni tenton me një gjuajtje me kokë por Spaho arrin të devijojë topin në goditje këndi.

1′ Fillon ndeshja.

LUSHNJA – LAÇI 0-3
Rexhinaldo 47′, 63′, Uzuni 71′

Lushnja: Spaho, Magani (Shkulaku 77′), Marku, Byzhyti, Mone, Gava, Papa (Alushi 66′), Ruço, Canka, Pepa (Meto 65′), Sefa
Trajner: Artan Bano

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 78′), Nika (Bushi 81′), Uzuni, Rexhinaldo (Xhixha 84′)
Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Ardian Beqiri

KV: Jonuzi 34′, Marku 48′, Byzhyti 49′ / Rexhinaldo 62′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"