La stërvitjen i frikësuar nga koronavirusi, ylli i Çelsit bën prapakthehu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:46

La stërvitjen i frikësuar nga koronavirusi, ylli i Çelsit bën prapakthehu

Futbollisti i Çelsit N’Golo Kante është kthyer në stërvitje 1 javë pasi u largua për shkak të frikës së infektimit me koronavirus.
kante
Kampioni i botës me Francën shprehu shqetësim javën e kaluar se nuk ndihej i sigurtë me masat e miratuara për të mbrojtur lojtarët gjatë stërvitjes.

Por, sipas medias britanike “The Athletic”, Kante ka nisur stërvitjen individuale, ndërsa ende nuk është bashkuar me shokët e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"