“Ky ishte goli më i bukur”, mesfushori i Partizanit: Falendëroj Teqjan për pritjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 19:49

“Ky ishte goli më i bukur”, mesfushori i Partizanit: Falendëroj Teqjan për pritjen

Arinaldo Rrapaj ishte autori i një supergoli në sfidën e luajtur kundër Skënderbeut. Në përfundim të sfidës mesfushori foli për paraqitjen e skuadrës kundër korçareve.

rrapaj 1

Goli me i bukur i shënuar deri tani?
“Besoj se po, shënova një gol te bukur dhe por më i gëzuar jam që ndihmova ekipin”.

Ka pasur ngërç psikologjik tek Partizani?
“Mendoj se ka ndryshuar sepse kemi bërë ndeshje te mira por nuk kemi pasur fat, rastet nuk i shfrytëzuam ne maksimum. Besoj se me këtë fitore kemi bërë kthesën dhe duhet te vazhdoj kështu”.

Pse vuajtët aq shumë në pjesën e dytë?
“Shpresoj që të shënoj sa me shume gola, e kemi diskutuar me çunat. Kundërshtari na mbajti shume në mbrojte, falënderoj Teqjan që beri superpritje. Do te jemi gati, e dimë që do të kemi ndeshje të ngjeshura, dhe mendojmë për të fituar ndeshjen e ardhshme në Shkodër”.

Rrapaj xholi i trajnerit?
“Unë më profesorin kam qenë stërvitur tek Vlora dhe ka pasur besim tek unë. Stërvitem që tja shpërblej besimin, dhe dua të vazhdoj kështu”.

Topi i humbur tek goli i Korçës?
“Ka qenë një keqkuptim me Kaçen.”

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"