Kurbinasit e karikuar, duan triumfin e tretë radhazi. Ja rreshtimi i mundshëm i Laçit për sfidën me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 10:19

Kurbinasit e karikuar, duan triumfin e tretë radhazi. Ja rreshtimi i mundshëm i Laçit për sfidën me Kukësin

Laçi synon t’i bëjë mbylljen më të mirë këtij viti. Pas dy fitoreve radhazi nën drejtimin e trajnerit Gentjan Mezani, sot në 13:00 në Kukës do të kërkohet e treta dhe ngjitja në klasifikim, për të kaluar të qeta pushimet e fundvitit.

LACI (1)

Skuadra është përgatitur mirë në ditët e fundit, ndërsa mungesë e sigurt për Mezanin do të jetë vetëm mbrojtësi Rudolf Turkaj, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Një lajm i mirë për stafin është rikthimi në gjendjen optimale i qendërmbrojtësit Albi Alla, i cili me shumë mundësi do të luajë në vend të Turkajt.

Gjithashtu trajneri do të ketë luksin e përzgjedhjes edhe në mesfushë, pasi rikthehet nga pezullimi polaku Ariel Borisjuk. Në ndryshim nga takimi i fundit me Erzenin, gjasat janë që të rikthehet në formacion kapiteni Mentor Mazrekaj.

Rivaliteti për një vend titullari është shtuar ndjeshëm në skuadër, për më tepër që tashmë ka kapur formën sulmuesi Vasil Shkurtaj, ndërsa nigeriani Adeleke po shfaqet gjithnjë e më mirë në krahët e ofensivës.

laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"