“I fortë është ai që ngrihet pasi ka rënë, jo ai që nuk bie asnjëherë”, Kalari bën filozofin: Ja çfarë pres nga skuadra …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 12:04

“I fortë është ai që ngrihet pasi ka rënë, jo ai që nuk bie asnjëherë”, Kalari bën filozofin: Ja çfarë pres nga skuadra …

Partizani është duke kaluar momentin më të vështirë në këtë sezon, teksa ka regjistruar 3 humbje radhazi në kampionat. Kampionët në fuqi do të kërkojnë të rikthehen te rezutlatet pozitive, në sfidën kundër Vllaznisë, që do të zhvillohet ditën e nesër.

Kalari

Trajneri provizor i  të kuqve, Renaldo Kalari, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shty, ku foli për situatën aktuale të skuadrës, duke u shprehur:

Partizani ka pësuar 3 humbje radhazi, çfarë po ndodh me ekipin?

Të jemi realist, nuk është një nga ato situatat e mira, 3 humbje ndikojne te skuadra psikologjikisht, moralisht, por jemi Partizani dhe brenda vetes sonë duhet të gjejmë forca për t’u ringritur dhe për të vazhduar kampionatin, për të shkuar aty ku i takon Partizanit.

Sa do të ndikojë mungesa e Melos, Boldorit dhe Solomon?

Normalisht jemi të ndërgjegjshëm që kemi mungesa por Partizani ka një organikë shumë të madhe lojtarësh, janë shumë të rëndësishmë për Partizanin, por ne i kemi forcat, kemi lojtarët të tjerë për t’i zëvendësuar këto mungesa në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtarë të pazëvendësueshëm nuk ka në asnjë skuadër.

A e ndjeni përgjegjësinë që keni në drejtimin e një skuadre si Partizani?

Përgjegjësia te Partizani ndihet në çdo  rol që mund të kësh në klub, sepse je brenda një skuadre që objektivat i ka madhorë, është një nga emrat më të mëdha të futbollit shqiptar, është legjenda e futbollit shqiptar. Në këtë pozicion përgjegjësia është e madhe. Me mundësitë tona duhet të bëjmë maksimumin që ta çojmë këtë skuadër përpara. Është një moment i vështirë, por besoj se është momental, si për mua dhe për të tjerët.

Cilët janë shkaqet e mini-krizës?

Është një pyetje që do kohë që t’i japësh përgjigje realisht. Mbas kësaj ndeshje gjithë secili nga ne duhet të bëjë një skaner dhe të nxirren shkaqet që kanë çuar këtë mini situatë të vështirë. Ato gjëra që janë bërë gabim t’i përmirësojmë.

Çfarë prisni nga skuadra për ndeshjen ndaj Vllaznisë?

Nga skuadra pres me thënë të drejtën një sforco të fundit në aspektin fizik. Sezoni i Partizanit ka filluar që në datën 15 qershor, edhe nuk ka ndaluar më deri sot që jemi 21 dhjetor. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i lodhshëm. Nga skuadra pres sforcon e fundin, të bëjmë sakrificën e fundit, për Partizanin, për klubin, për presidentin, për drejtorin, për tifozët mbi të gjata. Ta fitojmë këtë ndeshjen dhe pastaj kemi kohë të mendojmë dhe të rifillojmë me forcat e duhura.

Si e ndjeni veten në raport me rivalët kryesorë, marr shkas nga deklarata e trajnerit Duro që tha se Kukësi më duket shumë më mirë se Partizani?

Nuk e di çfarë ka thënë dhe nuk merrem fare me deklaratat e të tjerëve. Partizanin e shoh që është aty me rivalët, për të arritur objektivat. Diferencat janë të vogla. Para 3 ndeshjes filluam shkëputjen, pas 3 ndeshjes Partizani është poshte Kukësit. Sot po thonë të gjithë që rivalët tonë filluan shkëputjen, ne do jemi aty për objektivin që i kemi venë vetën. Këto situate që po kalojmë ne, besoj se do t’i kalojnë edhe rivalët tanë, që janë në krye, futbolli kështu është, ka luhatjet e veta. Kur bie i fortë është ai që ngrihet, jo ai që s’bie asnjëherë.

Vllaznia është një skuadër që ka bërë mirë në transfertë këtë sezon, a do të ishte fitorja në “kartolinë” e mirë për ambientin?

Jemi koshient për atë që ka bërë Vllaznia, sidomos në ndeshjen jashtë. E vlerësojmë maksimalisht këtë sfidë, për veten tonë në radhë të parë, sepse na duhen pikët për t’i bërë një mbyllje të mirë këtij fundviti. Për momentin mendojmë vetëm për atë që duhet të bëjmë ne dhe jo për atë që ka bërë Vllaznia apo çfarë do bëjë nesër.  Ne na duhet që t’i imponojmë kundërshtarit lojën tonë dhe ishalla të marrim 3 pikët.

Nesër keni një përballje edhe ndaj disa prej ish-shokëve të skuadrës, tani në rolin e trajnerit…

Nuk e kam menduar, ka gjëra më të rëndësishme për të menduar në këto moment, nuk e kam menduar fare këtë pjesë, vetëm dua që nesër të bëjmë maksimumin të bëjmë mirë, nuk e kam menduar fare kë kam përballë.

Keni menduar për të ardhmen?

Për të ardhmen sinqerisht nuk kam menduar. Jam njeri që mundohem të bëj maksimumin për momentin, të ardhmes nuk i dihet asnjëherë. Qëllimet e mia i kam, shpresoj shumë që t’i kem brenda këtij klubi të madh. Të marr eksperiencën dhe vitet që duhen për të arritur aty ku unë i kam venë qëllim vetes. Kjo është e gjitha.

Do kërkoni një fitore nesër edhe për CV tuaj?

As këtë nuk e kam menduar. Nesë më intereson fitorja vetëm për skuadrën, për situatën që jemi, që të qëndrojmë aty siper, për familjen e madhe të Partizanit, vetëm për kaq më intereson fitorja nesër, për asnjë tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"