KUPA, Grupi A/ Zhbllokohet sulmi, Partizani likuidon Vorën. Surprizon Tirana, Flamurtari bie ndaj Veleçikut. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 19:54

KUPA, Grupi A/ Zhbllokohet sulmi, Partizani likuidon Vorën. Surprizon Tirana, Flamurtari bie ndaj Veleçikut. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme, takimet e para në grupin A, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.

partizani

Në këtë grup, Partizani fitoi pastër 0-3 ndaj Vorës, por golat erdhën vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Teksa 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, Solomon, Braun dhe Çinari shënuan për ekipin e Lerdës, për t’i dhënë triumfin në Kupë.

Teuta mposhti pastër Tërbunin, me rezultatin 0-2, dhe golat u shënuan nga Vecaj e Gashi. Surprizë ishte ndalesa e Tiranës. Edhe pse kërkoi në disa raste golin, ekipi i Memës nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në fushën e Shënkollit.

Habia e madhe ishte humbja e Flamurtarit, me shifrat 3-2 në fushën e Veleçikut. Vendasit shënuan të parët me Çokajn me penallti, por dopieta e Hoxhajt që në pjesën e parë, përmbysi në favor të vlonjatëve. Gjithsesi, vendasit nuk u ndalën aty. Në fraksionin e dytë, Dyca barazoi shifrat, ndërkohë që në sekondat e fundit, Banushaj shënoi të tretin për Veleçikun.

Befasuese ishte fitorja me përmbysje 2-1, e Ilirisë përballë Kastriotit. Fitore shënoi edhe Vllaznia, minimalisht 0-1 ndaj Burrelit. Erzeni mundi thellë, me shifrat 3-0 Dinamon, ndërkohë që edhe Korabi mposhti me përmbysje 2-1 Besëlidhjen. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

REZULTATET LIVE

FT | Vora-Partizani 0-3

GOLAT:  / Solomon 64′, Braun 74′, Çinari 78′

Formacioni titullar i Partizanit: Teqja, Dajçi, Bitri, Kodra, Tushi, Romero, Broja, Hakaj, Ekuban, Braun, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

FT | Tërbuni-Teuta 0-2

GOLAT:  / Gashi 72′, Vecaj 88

FT | Veleçiku-Flamurtari 3-2

GOLAT: Çokaj pen. 4′, Dyca 69′, Banushaj 90′ / Hoxhaj 14′, 20

LIVE | Shënkolli-Tirana 0-0

Formacioni titullar i Tiranës: Bakaj, Kërçiku, Muça, Imami, Vangjeli, Karabeci, Çelhaka, Doka, Torasa, Muçi, Dunga. Trajner: Ardian Mema

LIVE | Iliria-Kastrioti 2-1

GOLAT:  Doçi 33′, Lama pen. 35′ / Sefgjeni 15′

LIVE | Burreli-Vllaznia 0-1

GOLAT:  / Uenderson 25′ 

LIVE | Erzeni-Dinamo 3-0

GOLAT: Dikson 21′, Rezi 54′, Xhixhiua 84′ / 

LIVE | Korabi-Besëlidhja 2-1

GOLAT:  Dida 68′, Gjongecaj 80′ / Merdini 62′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"