Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 & U-19 / Ndeshjet e fazës gjysmëfinale luhen me 20 dhe 21 janar, ja çiftet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 10:05

Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 & U-19 / Ndeshjet e fazës gjysmëfinale luhen me 20 dhe 21 janar, ja çiftet

Më datë 20 dhe 21 janar do të luhen ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Në këtë fazë do të vihen përballë skuadrat që kaluan me sukses turin çerekfinal. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjëanëse (Kamëz).

kupa-e-shqiperise-U19

Përsa i përket grupmoshës U-17 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Tirana dhe Teuta – Partizani.

Sfida e parë do të jetë Skënderbeu – Tirana që do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 10:00. Ndërsa ndeshja Teuta – Partizani do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 10:00.

Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-17 do të përballen këto skuadra:

Skënderbeu – Tirana                            20 janar, ora 10:00 Kamëz

Teuta – Partizani                                   21 janar, ora 10:00 Kamëz 

 

Përsa i përket grupmoshës U-19 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Partizani dhe Bylis – Laçi.

Ndeshja Skënderbeu – Partizani do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 13:00. Ndërsa sfida Bylis – Laçi do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 13:00.

Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-19 do të përballen këto skuadra:

Skënderbeu – Partizani                           20 janar, ora 13:00 Kamëz

Bylis – Laçi                                                  21 janar, ora 13:00 Kamëz      

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"