Kukësi me sytë nga Rexhinaldo, ja formacioni i mundshëm kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 15:56

Kukësi me sytë nga Rexhinaldo, ja formacioni i mundshëm kundër Teutës

Kukësi do të luajë një transfertë jo të lehtë ndaj Teutës. Për këtë sfidë trajnerit Cungu do i duhet të bëjë pa kapitenin Shameti e Rrumbullakun, por në dyshim është dhe Rexhinaldo me Frashërin.

kuk

Rrjedhimisht, në këtë takim priten dhe risi, ku Shahik debuton në kampionat, ndërsa Ethemi i zë vendin Çyrbjes. Në portë pritet ta nisë si titullar Frashëri, nëse ai ndihet mirë, pasi ka pasur dhimbje në kofshë, në të kundërt luan Maloku. Mbrojtja do përbëhet nga Maliqi në të djathtë, Qaqi e Cuculi në qendër, Zguro në të majtë. Mesfusha do blindohet duke rreshtuar plot 5 lojtarë, të paktën kjo skemë është planifikuar e provuar para ndeshjes. Në të djathtë do t’i jepet shans Ethemit, i cili shkëlqeu në Kupë, në qendër Musolli, Limaj, e Shahik, në të majtë Melo. Sulmi do udhëhiqet nga Rexhinaldo, nëse ai nuk ia del dot, pritet Shpehar. Cungu preferon kroatin më shumë sesa Harbën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"