Kukësi lë Koliçin jashtë Champions-it, Kalaja dëmtohet dhe humbet ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 13:30

Kukësi lë Koliçin jashtë Champions-it, Kalaja dëmtohet dhe humbet ndeshjen

Enea Koliçi ka ngelur jashtë listës së trajnerit Pakult për ndeshjet e Europës. Me shumë gjasa kjo lëvizje do të thotë edhe divorc me klubin verilindor.

lista1

Arlind Kalaja ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së të enjtes, që në pamje të parë u duk i lehtë. Mirëpo, vetëm dje është konstatuar shkalla e dëmtimit, e cila nuk është e një grade të lehtë.

Kalaja-750x430

Një ose dy muaj do të qëndrojë jashtë fushe shkodrani, i cili ka pësuar një dëmtim të muskulit të parë të kofshës së djathtë. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është futur as në listën e lojtarëve të federuar për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

kukesii

Gjithashtu, edhe mbrojtësi Rustem Hoxha ka marrë një goditje gjatë fazës në Slloveni, e për disa ditë ka zhvilluar përgatitje i diferencuar nga grupi. Megjithatë, mjekët sigurojnë se mbrojtësi shtatlartë do të jetë gati për sfidën ndaj Valetës. Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe trajneri Pakult ka luksin të punojë i qetë para ndeshjes së 11 korrikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"