“Kujdes në mbrojtje sepse Ajaksi është i fortë në sulm”, Fonseka: Gjithçka do të vendoset në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 12:38

“Kujdes në mbrojtje sepse Ajaksi është i fortë në sulm”, Fonseka: Gjithçka do të vendoset në…

“Duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Ajaksi është një skuadër e fortë. E ndiej skuadrën të motivuar dhe me vetëbesim”. Trajneri i Romës, Paulo Fonseka, ka ndjesi pozitive përpara çerekfinales së Ligës së Europës kundër holandezëve.

fonseka

“Është shumë e ngjashme me Sasuolon, sigurisht me lojtarë të ndryshëm. Duhet të jemi të përqendruar në mbrojtje. Është e rëndësishme të mos bëjmë gabime, sepse ata janë shumë të fortë në sulm.

Ajaksi është një prej ekipeve më të fortë ta Europës në sulm. Do jenë ndeshje të ekuilibruara, gjithçka do vendoset në kthim”, shtoi tekniku në konferencë, duke konfirmuar se Xheko dhe Veretu do të jenë titullarë.

ro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"