Kualifikueset e Europianit/ Fitore me pëmbysje, Shqipëria U-17 triumfon me tre gola ndaj Suedisë U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 21:21

Kualifikueset e Europianit/ Fitore me pëmbysje, Shqipëria U-17 triumfon me tre gola ndaj Suedisë U-17

Shqipëria U-17 ka arritur të triumfojë ditën e sotme me rezultatin 1-3 ndaj Suedisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian të moshave U-17.

kombetarja_u17_eliminatoret_europiani_suedi_formacioni (1)

Fillimisht ishin nordikët ata që kaluan në avantazh me anë të Smajiç, i cili shënoi në minutën e 14′. Goli i barazimit erdhi nga kuqezinjtë me anë të Vranici në minutën e 29′.

Goli i përmbysjes u shënua nga Kashari në minutën e 73′ dhe vulosja e takimit u bë në minutën e 81′ me Vranicin sërish.

Aktualisht përfaqësuesja e drejtuar nga Ervin Bulku mban kreun e renditjes në Grupin 7, duke arritur një fitore të rëndësishme që në start.

FT | SUEDI 1-3 SHQIPËRI

Smajiç 14’ / Vranici 29’, 81’, Kashari 73’

RENDITJA –

RE

FORMACIONET ZYRTARE –

FOR

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"