Kualifikimi në raundin e tretë, mësoni rivalin e radhës të Teutës në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 20:21

Kualifikimi në raundin e tretë, mësoni rivalin e radhës të Teutës në Ligën e Konferencës

Teuta arriti një sukses historik duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës pasi mposhti 0-3 rivalët e Inter D’Eskaldes në Andorra.

liga

Në raundin tjetër, durrsakët i pret një rival i vështirë, skuadra irlandeze Shamrok Rovers. Ndeshja e parë do të luhet në Irlandë në datën 5 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit në ‘’Niko Dovana’’ një javë më vonë.

Ky pritet të jetë një test mjaft i vështirë për Teutën, por koha që ka para e favorizon për të forcuar sa më shumë skuadrën për të bërë paraqitje dinjitoze.

Raundi i tretë i Ligës së Konferencës

5 gusht- Shamrok Rovers-Teuta

12 gusht- Teuta- Shamrok Rovers

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"