Kthim i rëndësishëm për Vllazninë, shkodranët rigjejnë portierin titullar pas pauzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 19:46

Kthim i rëndësishëm për Vllazninë, shkodranët rigjejnë portierin titullar pas pauzës

Vllaznia është favorizuar disi nga pauza e kampionatit. Kuqeblutë kanë lënë pas humbjen në Kukës dhe janë fokusuar te ndeshja e radhës me Erzenin, e vlefshme për javën e 29-të.

qarri

Për trajnerin Qatip Osmani ka lajme të mira, pasi do të ketë tre rikthime në skuadër. Kristi Qarri, Geralb Smajli dhe Ardit Krymi, të cilët munguan në Kukës, kanë shlyer dënimin me kartonë dhe do të jenë në dispozicion kundër Erzenit.

Portieri shkodran, përveç kartonëve, kishte edhe një dëmtim, që tashmë duket se e ka lënë pas. Kështu, për sfidën me shijakasit, që zhvillohet më 29 mars në Shkodër, skuadra kuqeblu do të jetë më e plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"