Kthehen të sëmurët e Tërbunit, Beqiri: Pres më shumë nga sulmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 22:52

Kthehen të sëmurët e Tërbunit, Beqiri: Pres më shumë nga sulmi

Tërbuni po u jep dorën e fundit përgatitjeve anti-Lushnja. Luhet në transfertë, por Elvin Beqiri beson te pikët. Ai do të ketë të gatshëm Lilën, Milotin, Saliajn e Hysën dhe është kjo që i jep qetësi.

elvin beqiri

“Ky takim është shumë i rëndësishëm për ne. Na duhet të marrim pikë e të ecim përpara. Kemi punuar gjatë gjithë javës që ta mbyllim këtë 90- minutësh me rezultatin që ne dëshirojmë. Lushnja është një ekip me traditë në futbollin shqiptar. Ata mbrohen mirë dhe ne na del detyrë të mos gabojmë. Me Burrelin kemi bërë gabime dhe nuk duhet t’i përsërisim. Ne nuk i ndajmë ekipet në të lehtë dhe të vështirë, por i respektojmë të gjithë njëlloj.

Duhet të tregohemi të vëmendshëm në sulm dhe mbrojtje. Nuk mund të falim më para portës dhe kujdesemi në prapavijë. Sot presim edhe dokumentet e një futbollisti që ka luajtur në kampionatin danez. Është një sulmues i mirëfilltë dhe me të sulmi do të blindohet”, tha shkodrani për “Panorama Sport”.

DITMIR PEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"