Ksabi Alonso në telashe të mëdha, rrezikon dënimin me 5 vite burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 19:38

Ksabi Alonso në telashe të mëdha, rrezikon dënimin me 5 vite burg

Ksabi Alonso po kalon një moment aspak të mirë, pasi rrezikon të dënohet me burg nga gjykata spanjolle.Alonso

Ish-lojtari i Real Madridit, Liverpulit dhe Bajernit, akuzohet për evazion fiskal dhe është thirrur nga gjykata për të dhënë dëshminë e tij. 37-vjeçari dyshohet se ka fshehur nga taksat spanjolle të drejtat e imazhit, përmes një kompanie me qendër në Portugali.

Periudha për të cilët Alonso akuzohet, është ajo midis vitit 2010 dhe 2012.  Në rast se spanjolli shpallet fajtor për këto akuza, ai rrezikon deri në 5 vite burg dhe një gjobë pre 4 milionë eurosh.football-euro-2012-xabi-alonso-spain_3153199

Sigurisht, siç ka ndodhur shumë herë me disa yje të tjerë të futbollit dhe marrëdhëniet e tyre të dobëta me organet tatimore, pjesa e burgut mund të shmanget me marrëveshje financiare dhe pezullim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"