Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, bën ironi me Barcelonën. Shkak bëhet trajneri Ksavi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 18:13

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, bën ironi me Barcelonën. Shkak bëhet trajneri Ksavi

Largimi i Ksavi Hernandez në fund të sezonit nga stoli i Barcelonës ka shkaktuar reagime të shumta në Spanjë. Ato kanë ardhur si nga bota e sportit ashtu dhe nga bota e politikës.

pedro-sanchez-y-xavi-hernandez

Lajmi për largimin e Ksavit ka mbërritur deri në zyrat e qeverisë spanjolle në Madrid. Ka qenë kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez që ka ironizuar Barcelonën me anë të një komenti nërrjetin social “X” (ish-tuiter). Pedro Sançez si një tifoz i deklaruar i Atletikos së Madridit ka përçuar nëj mesazh plot ironi në adresë të klubit blaugrana.

“Tani nuk po e kuptoj, Barcelona dëshiron një trajner të ri, apo mund t’ia dalë dhe pa trajner?”. Një mesazh therës ky i numrit një të qeverisë spanjolle që meshumë siguri nuk do të jetë pëlqyer shumë në Barcelonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"