Krizë golash, ky Real shënon më pak në 8 vitet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 15:59

Krizë golash, ky Real shënon më pak në 8 vitet e fundit

Mungesa e Kristiano Ronaldos dhe ajo e lojtarëve që kontribuojnë në shënimin e golave është evidente këtë sezon te Reali. Në këtë kohë të sezonit (përpara ndeshjes së fundit në kampionat përpara ndeshjeve të kombëtareve në tetor), skuadra e Lopeteguit është ajo që ka shënuar më pak (17 gola) që prej sezonit 2010-2011, vitit të parë të Murinjos (8 gola).

reali

Në dekadën e fundit, madrilenët kanë shënuar gjithnjë të paktën 20 gola, pavarësisht numrit të ndeshjeve të luajtura. Dhe në ndryshim nga skuadra e Zidanit, Lopetegui nuk po arrin dot ta shpërndajë demografinë e golave. Këtë vit golat i kanë shënuar vetëm 7 madrilenë, në krahasim me 13 dhe 11 futbollistë në dy fillimsezonet e teknikut francez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"