Kriza e Mançester Sitit, Guardiola: Po vuajmë, detyra ime ta zgjidh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 22:49

Kriza e Mançester Sitit, Guardiola: Po vuajmë, detyra ime ta zgjidh

Pep Guardiola pranoi se Siti aktualisht është duke vuajtur pasi humbja e tyre 1-0 me Aston Vilën i la kampionët e tij pa fitore në 4 ndeshjet e fundit të Premier Ligës dhe i zbriti në vendin e katërt, -6 nga kryesuesit e Arsenalit.

guardiola

“Ekipi më i mirë fitoi”, tha Guardiola. “Aston Vila ishte më e mirë se ne. Ne vuajtëm. Ishte vërtet e vështirë. Është detyra ime të gjej një mënyrë për t’u rikthyer. Tashmë kemi shumë vite që jemi bashkë, kemi gjetur një mënyrë dhe jemi në gjendje të gjejmë një mënyrë për të fituar ndeshjet.

Tani ne po vuajmë dhe duhet të ndryshojmë dinamikën, të fitojmë sa më shpejt që të jetë e mundur me Lutonin, Kristal Palasin dhe ndryshojmë mentalitetin tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"