Kosova vijon shkëlqimin në xhudo. Katër medalje në Europianin që u mbajt Prishtinë. Akil Gjakova rrëmben të artën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 18:42

Kosova vijon shkëlqimin në xhudo. Katër medalje në Europianin që u mbajt Prishtinë. Akil Gjakova rrëmben të artën

Kosova vijon të korrë suksese në sportin e xhudos në aktivitet ndërkombëtare. Katër medalje kanë fituar xhudistët e Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që u mbajt sot në Prishtinë. Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

akili

Kosova u prezantua me këta katër xhudistë në ngjarjen që për herë të parë e organizon Unioni Evropian i Xhudos. Europiani i Hapur është zhvilluar vetëm në dy kategori. Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë dhe në kategorinë deri 57 kilogramë.

Për medaljen e artë, Akil Gjakova shpërblehet me 55 mijë euro. Fondi i përgjithshëm shpërblyes është 300 mijë euro.

Evropiani në Prishtinë ishte ngjarje suksesi dhe ka dëshmuar se xhudoja kosovare i takon nivelit më të lartë botëror. Edhe organizimi është vlerësuar me nota maksimale nga përgjegjësit e Unionit Evropian të Xhudos.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"