Korabi publikon “provat” për punimet në stadium, në pritje të vendimit FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2017 | 17:24

Korabi publikon “provat” për punimet në stadium, në pritje të vendimit FSHF-së

Klubi i Korabit shpreson që të fillojë të luajë në stadiumin e qytetit të Peshkopisë që në këtë fundjavë, në sfidën kundër Laçit. Dibranët kanë bërë të ditur se falë punës intensive që është bërë në impiant, janë në gjendje të përballojnë ndeshjen e parë të fazës së tretë kundër kurbinasve.

korabi stadiumi

“Stadiumi i Peshkopisë i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë çdo gjë është drejt fundit. Sot po përfundojnë së montuari stolat në tribunë, gjithashtu sot janë vendosur edhe pankinat. Ndërkohë, prej ditësh janë bërë gati dhomat e zhveshjes për skuadrat dhe arbitrat.

Pas punimeve intensive është mbyllur dhe rrethimi i dytë i stadiumit. Tashmë gjithçka është drejt përfundimit dhe ky impiant po bëhet gati për të pritur ndeshjen e parë të fazës së tretë. Shtëpia e Korabit është gati të hapë dyert për të gjithë tifozët”, shkrihej në një postim të klubit në rrjetet sociale.

korabi stadiumi

Megjithatë, fjalën e fundit duhet ta thotë FSHF, e cila do të kryejë këto ditë një inspektim të fundit para se të vendosë nëse Korabi do të lejohet të kthehet para tifozëve të vet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"