Kontratat drejt skadimit, 5 futbollistë të Kombëtares dalin të lirë në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 22:50

Kontratat drejt skadimit, 5 futbollistë të Kombëtares dalin të lirë në verë

Pesë futbollistëve të Kombëtares shqiptare iu përfundon kontrata në vitin 2024, më saktësisht në përfundim të sezonit aktual.

Shqiperia festaaa

Etrit Berisha firmosi vetëm për një vit me Empolin dhe në qershor duhet të shohë për rinovimin. Portieri është 34 vjeç dhe synimi është që të qëndrojë ende në Serinë A, megjithëse përpara ka një kampionat europian për të luajtur me Kombëtaren.

Një tjetër lojtar që del i lirë verën e ardhshme është Klaus Gjasula, i cili po luan sezonin e tretë me Darmshtadin në Gjermani, ku aktualisht po militojnë në Bundesligë.

Espanjoli kërkon që të shesë Keidi Barën, për të mbushur disi arkën, kjo pasi në qershor, mesfushorit me tipare mbrojtëse i përfundon kontrata. Ai u bashkua me Espanjolin në vitin 2020.

Po ashtu, për të kaluar te sulmuesit, ku Taulant Seferit i përfundon huazimi në verë me klubin aktual të Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pritet të kthehet në Ukrainë te Vorskla, ose të vijojë rinovimin edhe për një sezon.

I fundit është edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesit i kanë mbetur edhe 6 muaj nga përfundimi i kontratës me Koniasporin në Superligën Turke, teksa në vera ka për të qenë e nxehtë për 5 kuqezinjtë, pavarësisht se ata mund të rinovojnë më përpara kontrata e tyre.

006526

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"