“Konte po bën një punë të shkëlqyer”, Morati: Te Interi i tripletës, nga futbollistët aktual mund të luanin vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 17:54

“Konte po bën një punë të shkëlqyer”, Morati: Te Interi i tripletës, nga futbollistët aktual mund të luanin vetëm…

Interi po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, dhe duket se do të jenë ata rivalët e Juventusit për titullin kampion.internazionale_cinemaApp

Zikaltërit kanë grumbulluar 31 pikë deri tani, duke u renditur në vendin e dytë me vetëm 1 pikë pas Juventusit kryesues. Padyshim meritat për këtë formë të zikaltërve i ka trajneri Antonio Konte, i cili ka krijuar një skuadër të shkëlqyer.

I të njëjtit mendim është edhe ish-presidenti Masimo Morati, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se Konte po bën një punë shumë të mirë, dhe ka zgjedhur 4 lojtarë që mund të luanin te Interi i tripletës. “Konte po bën shumë mirë me Interin. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer që nga fillimi drei tani. Po merr më të mirën nga lojtarët që ka në dispozicion.

Morati me trofe

Lojtarët aktual që mund të luanin te Interi i tripletës? Handanoviç është një lojtar shumë i rëndësishëm, dhe mendoj se do luante me atë ekip. Gjithashtu edhe Barela me Sensin janë paraqitur shumë mirë, dhe kanë pasur një ndikim të madh në ekip. Përveç këtyre të treve, mendoj se edhe Lautaro Martinez mund të luante me Interin e tripletës.

Ibra? Do të isha shumë i lumtur nëse suedezi do të gjente një zgjidhje, dhe do të kthehej në Itali përsëri.”, u shpreh Morati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"