Konfirmohet kundërshtari, ja me kë ndeshet Shkëndija për një biletë në grupet e Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 22:48

Konfirmohet kundërshtari, ja me kë ndeshet Shkëndija për një biletë në grupet e Europa League

Shkëndija u eliminua nga turi i tretë i Ligës së Kampioneve, por aventura europiane nuk ka përfunduar ende. Tetovarët do të provojnë të kapin grupet e Europa League, në fazën “play-off” të këtij kompeticioni, dhe përballë do të kenë një kundërshtar jo pak të lehtë.

shkendija-2

Siç e kishtë përcaktuar edhe shorti, ekipi i Qatip Osmanit do të luajë ndaj skuadrës norvegjeze të Rosenborgut, e cila fitoi sot ndaj irlandezëve të Kork Sitit, me shifrat 3-0, ndërsa sfidën e parë e kishte fituar gjithashtu, me shifrat 2-0.

Sfidat në “play-off” do të luhen më 23 gusht, e para, në Norvegji, dhe ajo e kthimit, 7 ditë më pas, më 30 gusht, në Maqedoni, ku do të vuloset edhe gjithçka për një biletë në grupet e Europa League.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"