Konferenca për shtyp e Tiranës, zviceranët injoruan bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 14:50

Konferenca për shtyp e Tiranës, zviceranët injoruan bardheblutë

Injorim total nga mediat zvicerane për ndeshjen Jang Bojs-Tirana, që do të luhet sot në orën 20:30 në stadiumin e Bernës.
egbo
Në konferencën për shtyp që u zhvillua dje në mbrëmje, përpara trajnerit Emanuel Egbo, si dhe kapitenit Idriz Batha, nuk ishte i pranishëm asnjë gazetar vendës.

Në sallë qëndruan vetëm tre gazetarë shqiptarë që kanë shoqëruar kampionët në Zvicër. Ndodh rrallë, por është fakt se asnjë gazetar zviceran nuk ka qenë i interesuar për konferencën bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"