Kompletohet grupi para Korabit, “shfryn” trajneri i Tërbunit: Boll me gabime!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 12:02

Kompletohet grupi para Korabit, “shfryn” trajneri i Tërbunit: Boll me gabime!

Tërbuni i vendos “kapakun” Flamurtarin. Shkoi si shkoi ajo transfertë, në Pukë duan ta harrojnë një orë e më parë. Kanë analizuar me detaje gabimet dhe e vetmja gjë që presin është autokritika.

alert alcani

Me Korabin do të jetë e vështirë, por Alert Alcani nuk dorëzohet. Trajneri beson se skuadra do të gjejë forca që të ringrihet edhe më e fortë.

“Sulmuesit vazhdojnë të gabojnë. Kishim mundësi të shënonin që në pjesën e parë kundër Flamurtarin dhe nëse do ta gjenim rrjetën, takimi do të merrte tjetër rrjedhë.

Nuk do të dilnim pa pikë në fund të 90 minutave. Pres që t’i korrigjojnë këto gabime dhe të mos përsëriten më. Prej dy ditësh kemi filluar përgatitjet anti-Korabi.

Na janë rikthyer Krasniqi, Rezi, Tafili dhe jam më i qetë, pasi ekipi është kompletuar. U kam kërkuar të mive që në fillim të kampionatit të vlerësojnë të gjitha ekipet pasi nuk ka të dobëta e të forta.

Në këto ditë të mbetura duhet t’i përkushtohemi stërvitjes dhe lojtarët të marrin ngarkesën e duhur për të përballuar dibranët, që janë të pozicionuar në krye të klasifikimit.

Skuadra duhet të fitojë këtë ndeshje dhe të bëje autokritikë para tifozërisë. Në takimin e së shtunës, unë do të aktivizoj të gjithë ata lojtarë që janë në gjendje të mirë fizike.

Jam i zhgënjyer nga disa futbollistë që kam aktivizuar në këto takime të para. Ata nuk kanë dhënë atë që duhet për ekipin, por mendoj se nuk do të zhgënjejë më. Unë besoj fort se kësaj radhe do të bëjmë kthesën. Barazimi nuk na hyn në punë”, tha trajneri për “Panorama Sport”.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"