Kombëtarja U-21/ Hidhet shorti për eleminatoret e Europianit, Shqipëria dhe Kosova në një grup me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2021 | 13:29

Kombëtarja U-21/ Hidhet shorti për eleminatoret e Europianit, Shqipëria dhe Kosova në një grup me…

Është hedhur shorti për eleminatoret e Kampionatit Europian 2023 për moshat U-21. Kombëtarja shqiptare është shortuar në grupin G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën.

 

shorti

Këto ndeshje do të zhvillohen në periudhën mars 2021-qershorin 2022. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në shtator të vitit 2022.

Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023. Vlen të theksohet se do të luhet dhe një derbi vëllazërorë midis Shqipërisë dhe Kosovës.

GRUPI G 

1. ANGLI

2. REPUBLIKA ÇEKE

3. SLLOVENI

4. SHQIPËRIA

5. KOSOVA

6. ANDORRA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"