Kombëtarja U-17, ja 22 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Behari për miqësoret me Maltën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 9:50

Kombëtarja U-17, ja 22 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Behari për miqësoret me Maltën

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit shtator ndaj Maltës. Trajneri i ekipit kuqezi të nën 17-vjeçarëve, Ardi Behari ka shpallur tashmë listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar për këto dy teste mjaft të rëndësishme, me skuadrën që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

kombetarja u17

Trajneri Behari do të ketë në dispozicion për këto dy sfida elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 13 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare, ndërsa 9 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Skuadra do të grumbullohet nga nesër në Tiranë, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të dyja ndeshjet e Kombëtares U-17 janë planifikuar të luhen në “Shtëpinë e Futbollit” më 18 dhe 20 shtator, në ora 16:00. Këto miqësore ndaj Maltës janë një tjetër mundësi e mirë për të kolauduar akoma më mirë skuadrën në prag të impenjimeve në kualifikueset e Europianit, ku shkohet me synimin për të kaluar në ‘Elite Round’ dhe më pas në finalet e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi me ndeshjet që do të luhen në Portugali në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

asdfdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"