Klubi i Kategorisë së Dytë me 155 milionë lekë buxhet, një rikthim i rëndësishëm në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 22:20

Klubi i Kategorisë së Dytë me 155 milionë lekë buxhet, një rikthim i rëndësishëm në skuadër

Sopoti ka nisur pa humbur kohë punën për fazën e dytë të kampionatit, duke lëvizur në merkato dhe gjithashtu në buxhet.

sOPOTI

Edhe pse shpresat për ngjitje në të Parën për këtë sezon janë zbehur, Bashkia Librazhd ka miratuar një buxhet prej plot 155 milionë lekësh të vjetra për klubin e futbollit sa i përket vitit 2024. Kryebashkiaku Mariglen Disha po i qëndron afër skuadrës, ndërsa si drejtor teknik i Sopotit është emëruar Fatjon Xhafaj.

Ky i fundit ka nisur me lëvizjet e para në merkato, duke rikthyer golashënuesin Artur Sejdini në ekip. “Panorama Sport” mëson se ky i fundit ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me librazhdasit, teksa vjen pas aktivizimit te Shkumbini në pjesën e parë të këtij sezoni. Objektivi i vënë nga administratori i klubit, Ermir Sulollari, për këtë fazë të dytë është pjesëmarrja në fazën “play off”.

LEDION QOSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"