Klop dëshiron sulmuesin e talentuar, gati të shesë 3 lojtarë për të. E pëson dhe Shaqiri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 20:59

Klop dëshiron sulmuesin e talentuar, gati të shesë 3 lojtarë për të. E pëson dhe Shaqiri

Drejtuesit e Liverpulit mund të shesin 3 lojtarë këtë verë në mënyrë që të sigurojnë paratë për të blerë sulmuesin e talentuar gjerman, Timo Verner.

Verner

Ndër këta 3 lojtarë është dhe Xherdan Shaqiri, i cili luan me Liverpulin që nga viti 2018 dhe me shitjen e të cilit skuadra angleze synon të fitojë rreth 30 milionë paund. Dy lojtarët e tjerë janë Herri Uilson dhe Marko Grujiç, shitja e të cilëve pritet të arkëtojë rreth 40 milionë paund.

Shaqiri

Ky vlerësim i tre lojtarëve ndoshta mund të ulet paksa për shkak të krizës së koronavirusit, por prapëseprapë shitja e 3 lojtarëve pritet të mbledhë mjaftueshëm para për të paguar kartonin e Verner, rreth 50 milionë paund.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"