Klauzola 2 milionë euro, Manaj i jep lamtumirën Granadës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 10:58

Klauzola 2 milionë euro, Manaj i jep lamtumirën Granadës

Rei Manaj është në pronësi të Interit dhe zikaltrit do të tentojnë që të shesin të gjithë të rinjtë që nuk janë pjesë e projektit për të përfituar të ardhura të nevojshme për bilancet financiare.

manaj

Një prej lojtarëve të huazuar, që mund të ndihmojnë buxhetin, është Rei Manaj. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se klauzola e blerjes për sulmuesin kuqezi është rreth 2 milionë euro dhe në pamje të parë Granada nuk është e gatshme ta paguajë këtë shifër. Jo vetëm kaq, por edhe vetë sulmuesi kuqezi ka përdorur rrjetet sociale për t’u përshëndetur me një mik të tijin në Spanjë që e ka ndihmuar gjatë kësaj periudhe që ka qenë pjesë e Granadas në Ligën e Dytë spanjolle.

Në mesazhin e lamtumirës të publikuar nga futbollisti në rrjetet sociale bie në sy falënderimi për Enrike Garsia Ruiz, personi i cili e ka pritur në Spanjë. “Faleminderit për gjithçka vëllai im. Ti je personi që dua më shumë te Granada. Je personi i parë që kam takuar dhe në aeroport.

manaj

Dua të të them se do të më mungosh dhe se për mua je një person i familjes. Të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë për mua dhe familjen time. Nuk do të gjej kurrë një person si ti. Të dua vëlla, ty dhe familjen tënde të shkëlqyer”, ka shkruar Manaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"